Aktualitet

Ndodh në Lushnjë, gjyqtarja burgos shqiptaro-amerikanin se e akuzoi në gjyq si të korruptuar

Dosja në ngarkim të Kores është ende në shqyrtim, deri atëherë, ai do të qëndrojë në burg.

E.K
Ndodh në Lushnjë, gjyqtarja burgos shqiptaro-amerikanin se e akuzoi
Foto ilustruese

LUSHNJË- Jorxhi Kore, 63 vjeç është arrestuar nga Policia e Lushnjës pasi akuzohet për “Goditje ndaj gjyqtares”. Raportohet se gjithçka ka ndodhur gjatë një procesi gjyqëosr ku gjyqtarja Ina Bajramaj ka pretenduar se është sulmuar nga Kore. Ky i fundit, i cili mban dhe pasaporten amerikane është përfshirë në një process gjyqësor në Lushnjë duke kundërshtuar një praktikë të paligjshme të ALUIZNI-t.

Kërkesë padia e tij e depozituar në gjykatë është rrëzuar nga gjyqtarja Ina Bajramaj. Por teksa gjyqtarja ka përfunduar shpalljen e vendimit, në ambientet e sallës së gjyqit Jorgji Kore, i është drejtuar gjyqtares Bajramaj me fjalët që “Je e korruptuar”. Siç raporton Ora News, gjyqtarja Bajramaj ka depozituar në polici një kallëzim penal, duke pretenduar se Jorxhi Kore e ka “Kundërshtuar dhe goditur gjyqtaren”.

Mbi bazën e këtij kallëzimi policia ka bërë shoqërimin me iniciativë të shqiptaro-amerikanit Kore dhe më pas e ka liruar atë. Por aktet hetimore dhe kallëzimin e gjyqtares Ina Bajramaj, e ka referuar për vlerësim në prokurorinë e Fierit.

Më pas prokuroria, ka vlerësuar vetëm mbi aktet e sjella nga policia dhe kallëzimi i gjyqtares, duke ju drejtuar gjykatës së Fierit me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Kundërshtimit dhe Goditjes së gjyqtarit”. Kërkesa e prokurorisë është pranuar dhe vendimi për burgosjen e inxhinierit shqiptaro-amerikan është marrë në 15 Prill nga gjyqtari i Fierit, Nertil Dushku.

Të kontaktuar nga “Ora News”, familjarët e Jorxhi Kores pretendojnë se kryefamiljari i tyre nuk ka goditur asnjë sekondë gjyqtaren Ina Brahimaj, por vetëm i ka folur duke i pohuar se ‘’është e korruptuar”.

Lidhur më këtë çështje është kontaktuar dhe prokuroria e Fierit, përfaqësuesi i të cilës tha se rasti është duke u ndjekur dhe gjatë kësaj faze të hetimit është kërkuar sekuestrimi i pamjeve filmike të seancës gjyqësore, sekuestrimi audios së seancës dhe proces-verbali i seancës gjyqësore, për të mësuar se çfarë ka ndodhur realisht në atë seancë, ku gjyqtarja Ina Bajramaj pretendon se është kërcënuar dhe goditur nga paditësi, Jorgji Kore. Dosja në ngarkim të Kores është ende në shqyrtim, deri atëherë, ai do të qëndrojë në burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB