Aktualitet

Ndodh në Finiq/ Komisionerët nuk paraqiten në QV, shkon ti marrë Policia

Pasi kanë pamundësuar për 2 orë procesin e votimit, Policia e Shtetit ka shkuar që ti marrë për tu paraqitur. Ata rrezikojnë ndjekjen penale. 

f.g
Ndodh në Finiq/ Komisionerët nuk paraqiten në QV, shkon ti
Foto ilustrim

SARANDE- Në dy fshatrat e Finiqit, Kardhiq dhe Gravë, Komisionerët e partive politike nuk janë paraqitur pranë Qendrave të votimit duke sabotuar procesin zgjedhor. Pasi kanë pamundësuar për 2 orë procesin e votimit, Policia e Shtetit ka shkuar që ti marrë për tu paraqitur. Ata rrezikojnë ndjekjen penale. 

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

Poll

MOS HUMB