
TIRANE- Shqiptarët sot kanë mundësinë t'ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Legjislaturës së XI.
Nga vëzhgimi i ZËRI, të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 08:00 është 1.93%, më e ulët se në vitin 2021, kur për të njëjtin orar, pjesëmarrja ka qenë 3.37%.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI