
TIRANË- Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar sot nga Policia në Tiranë. Sipas bluve, i riu kishte ndihmuar një të burgosur të arratisej. Në pranga ka rënë 27-vjeçari me inicialet J.Ç. Ai është dënuar me 3 vite dhe 4 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Ç., 27 vjeç. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit””, njofton Policia./ZËRI