
VLORË- Gjykata e Apelit të Vlorëës ka lënë në burg Eridon Muhon, i cili dyshohet se ndihmoi polumbarin Armandi Nelaj të vendoste eksploziv në anije disa javë më parë në portin e Sarandës. Muho dhe po tentonin t’i vendosnin eksploziv anijes së një prej konkurrentëve të tyre, konkretisht anijes turistike, ‘Finikas Lines’. Por lënda plasëse i ka shpërthyer pa u vendosur në anije.
Njoftimi i Gjykatës:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim me iniciale E. M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 152/3, 25 dhe 22 i Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin nr. 23-2024-1488, datë 30.07.2024, ka vendosur: – Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E. M. – Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim E. M atë të “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale E. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës dhe revokimin e kërkesës së organit të akuzës.
Në përfundim të gjykimit, më datë 13.08.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Qemal Zaimi, vendosi: -Miratimin e vendimit penal Nr.23-2024-1488 datë 30.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë./ZËRI