
TIRANË-Pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur që autori i vrasjes së shokut të tij në azilin privat Zyhdi Shehu të shtrohet në spitalin psikiatrik, prokuroria nuk e ka miratuar vendimin e togave të zeza, duke urdhëruar që autori të shtrohet në spitalin e burgut të Lezhës.
Ky vendim bie ndesh me vendimin e Gjykatës gjë për të cilën ka shtyrë mbrojtjen t’i drejtohet me një shkresë Drejtorisë së Burgjeve për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës. Në shkresën e depozituar nga avokati i tij shprehet se edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë ka urdhëruar shtrimin e detyruar në spitalin psikiatrik nga ana e Prokurorisë nuk është zbatuar ky vendim.
Zyhdi Shehu, 78 vjeç, vrau me shkop shokun e dhomës Virxhil Vesho, 82 vjeç. Krimi i rëndë ndodhi në lagjen “Ali Demi”, teksa autori i dyshuar Zyhdi veshi është një emër i njohur në fushën e Historisë dhe Letërsisë, i nderuar me medaljen “Naim Frashëri” për punën e kryer në arsim dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës për hulumtimet historike./ZËRI