TIRANË: Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka humbur bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.
Hoti ka publikuar disa fotografi nga momente familjare me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre, ndërsa ka ndarë edhe një mesazh prekës lamtumire për njeriun e saj të zemrës.
“U prehsh në paqe i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im! Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan ajo.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi shkakun e ndarjes nga jeta të bashkëshortit të deputetes./ZËRI