
KURBIN- Ndërpritet mësimi në shkollat e Mamurrasit këtë të enjte. Raportohet se shkak për këtë është bërë aroma e rëndë e gazit që vinte nga një pikë gazi në Thumanë. Për shkak të aromës së rëndë drejtoritë e shkollave janë detyruar të ndërpresinin mësimin dhe të largojnë nxënësit nga ambientet.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Bashkia e Kurbinit. Përmes një njoftimi bën me dije se është identifikuar burimi i ndotjes dhe po merren masat e nevojshme.
Bashkia Kurboin: Sapo njoftohemi nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin, se pas verifikimeve të bëra në terren u konstatua që ndotja e ajrit me gaz, vinte nga një pikë gazi në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, të bashkisë Krujë. Strukturat e MC të bashkisë Kurbin, bashkë me të tjerë, ishim vete në vendngjarje dhe u identifikua burimi i ndotjes. Megjithatë, strukturat e MC të bashkisë Kurbin janë në gadishmëri në varësi te situatës./ZËRI