Aktualitet

Ndalohet në kufi kushëriri i Belerit dhe përfaqësuesi i OMONIA-s, kërkohet ndërhyrja e Antiterrorit

Broshurat që ata mbanin nuk janë konsideruar të dyshimta nga shërbimi i Antiterrorit

E.K
Ndalohet në kufi kushëriri i Belerit dhe përfaqësuesi i
Fredi Beleri

GREQI- Media greke “Protothema”, shkruan se policia shqiptare ka ndaluar për disa orë kushëririn e Fredi Belerit, Jani Beleri, dhe një drejtues të OMONIA-s, për shkak se i kanë kapur me fletëpalosje, për zgjedhjet europiane të së dielës.

Sipas medias greke, fletëpalosjet ishin konsideruar terroriste, dhe ata u ndaluan për disa orë në kufi. Policët shqiptarë gjetën në makinën e dy burrave broshura, të fushatës që Beleri po bën nga burgu për t’u zgjedhur si eurodeputet, nga radhët e Partisë Demokratike greke.

Punonjësit e policisë kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve të antiterrorit, për të përcaktuar nëse materialet ishin terroriste.

“Megjithatë, për shkak se në Shqipëri Shërbimi Antiterrorist funksionon deri në orën 10 të natës, dy personat qëndruan të ndaluar deri në mëngjesin e sotëm të së hënës, kur u lanë të lirë pasi nuk u gjykua se mbanin ndonjë gjë të dyshimtë”, shkruan Protothema.

Ambasada greke në Shqipëri ishte në dijeni të ndalimit që në momentin e parë, ndërsa Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës qëndroi në krah të dy burrave gjatë gjithë mbrëmjes./ZËRI 

Poll

MOS HUMB