Aktualitet

Mungoi avokati/ Shtyhet seanca paraprake për Beqajn në GJKKO

Sot, në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillohej sot seanca paraprake për ish-ministrin, por është shtyrë për shkak se mungonte avokati i tij mbrojtës, Klodian Skënderi.

k.m.
Mungoi avokati/ Shtyhet seanca paraprake për Beqajn në GJKKO
Ilir Beqaj

TIRANË- Shtyhet seanca paraprake për ish-ministrin e Bujqësisë, Ilir Beqaj. Sot, në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillohej sot seanca paraprake për ish-ministrin, por është shtyrë për shkak se mungonte avokati i tij mbrojtës, Klodian Skënderi. Por edhe pse gjyqi sot u shty, ende nuk ka një datë të re për seancën e radhës. 

Ndërkohë vetëm 4 ditë më parë, ish-ministri shkoi bashkë me avokatin e tij për të marrë me valixhe dhe me kuti kartoni dosjen që ka përpiluar SPAK për të lidhur me çështjen e Sterilizimit. 

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të 'check up' po e heton prokurorja Elida Kaçkini. Më 18 mars SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB