
TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare profesori i njohur i veterinarisë, Kristaq Bërxholi. Ai lindi më 1 gusht 1948 në Lunxhëri të Gjirokastrës. Me mbarimin e shkollës se mesme në qytetin e Gjirokastrës, Bërxholi ndoqi studimet e larta për Mjekësine Veterinare në Institutin e Lartë Bujqësor. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është dhënë nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.
Njoftimi i Fakultetit:
Me hidhërim të thellë, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kristaq Bërxholi. Profesori i nderuar ka lindur në Gjirokastër ku dhe përfundoi shkollën e mesme, në gjimnazin “Asim Zeneli”. Në vitin 1968, filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe u diplomua në vitin 1973 me rezultate shumë të mira.
Për shumë vite ai ka punuar pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ku ka qëne dhe drejtues i këtij institucioni. Në vitin 2002, Prof. Kristaq Bërxholi filloi punë si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, si lektor i moduleve të Imunologjisë dhe Virologjisë. Njëkohësisht Prof. Dr. Kristaq Bërxholi ka qënë dhe drejtues i Departamentit të Lëndëve Paraklinike.
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes! Lamtumirë i nderuar Profesor!
/ZËRI