Aktualitet

NATO kërkon prodhim me ritëm të lartë të armëve pas luftës në Ukrainë! Roli i Shqipërisë dhe 'planet' e Aleancës

Në fokus të NATO-s është dhe mundësia për të investuar në bazën detare të Porto Romanos. Ndërsa në fund, të pyetur në lidhje me ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Aleanca shprehet se ajo do ti shërbejë Shqipërisë dhe aleatëve të saj.

E.K
NATO kërkon prodhim me ritëm të lartë të armëve
Baza Ajrore Kuçovë

TIRANË- Lufta në Ukrainë ka shtyrë NATO-n që të vendoië ndër prioritet e saj prodhimin e armëve. Në lidhje me idenë e rivitalizimit të industrisë së armëve në Shqipëri, zyra e NATO-s në Bruksel në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare shprehet se diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve”. Në fokus të NATO-s është dhe mundësia për të investuar në bazën detare të Porto Romanos. Ndërsa në fund, të pyetur në lidhje me ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Aleanca shprehet se ajo do ti shërbejë Shqipërisë dhe aleatëve të saj.

Reagimi I NATO:

Rritja e prodhimit të armëve është një nga prioritetet kryesore të NATO-s. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e tij për shtyp pas Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në shkurt, diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve. Në mënyrë që të rimbushim rezervat tona dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, ne duhet të kalojmë nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes, në prodhimin me ritëm të lartë të kërkuar nga konflikti. Për ta bërë këtë, prodhuesit kanë nevojë për kontrata të nënshkruara dhe vetëm në muajt e fundit, NATO ka rënë dakord për kontrata me vlerë dhjetë miliardë dollarë. Kjo ndihmon Ukrainën, e bën NATO-n më të fortë dhe ofron më shumë vende pune me aftësi të larta në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës. Baza ajrore e Kuçovës do t’i shërbejë Shqipërisë dhe do të mbështesë logjistikën, operacionet ajrore, stërvitjen dhe stërvitjet e Aleancës së NATO-s./ZËRI

Poll

MOS HUMB