Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri, reshjet e shiut “përmbytin” Vlorën

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe shtrëngatave, në qytetin e Vlorës ka pasur probleme në disa prej akseve kryesore.

k.m.
Moti i keq në Shqipëri, reshjet e shiut “përmbytin”
Pamje nga Vlora

VLORË- Teksa Veriu i vendit po përballet me reshje dëbore, në jug ka përmbytje. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe shtrëngatave, në qytetin e Vlorës ka pasur probleme në disa prej akseve kryesore. Përmbytjet kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e automjeteve, sidomos në lagjen "Rilindja". Po ashtu, një tjetër rrugë që ka probleme është edhe "Hasan Kushta”, e cila gjithashtu është përmbytur totalisht.

Ndërkohë që Vlora është e përmbytur, veriu i Shqipërisë është zbardhur nga dëbora. Madje në Pukë, dëbora ka arritur deri në 25 cm. Edhe në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme, por borëpastrueset kanë hapur rrugën./ZËRI

Poll

MOS HUMB