
TIRANË- Artan Muçmata është ndaluar për akte të dhunshhme ndaj Policisë së Shtetit gjatë protestës së fundit të opozitës para Bashkisë së Tiranës. 53-vjeçari i ndaluar ishte shpallur në kërkim bashkë me shumë persona të tjerë. Muçmata ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Edhe dje, Policia e Tiranës arrestoi dje disa protestues për dhunën gjatë protestës para Bashkisë, ndërsa të tjerë janë procedurat penalisht. Mes tyre janë edhe Tedi Blushi dhe Klevis Balliu. Ndërsa në kërkim janë shpallur: Avni Tobli, Rubin Dashi, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga, Alfred Pellumbi, teksa janë arrestuar Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj dhe Franci Kaloshi./ZËRI