Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, parashikimi për sot

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë

F.I
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, parashikimi për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita sot do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 29°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit. 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./ZËRI

Poll

MOS HUMB