Aktualitet

"SPAK nuk vepron", denoncon Bardh Spahia: Bandat janë aktivizuar për zgjedhjet, po kërcënojnë qytetarët dhe zyrtarët

Ai u shpreh se autoritetet dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk po veprojnë për të frenuar këtë fenomen, i cili po shkatërron për procesin zgjedhor.

I.F
"SPAK nuk vepron", denoncon Bardh Spahia: Bandat janë aktivizuar
Bardh Spahia

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për deputet Bardh Spahia, ka deklaruar se bandat po kërcënojnë qytetarët në Shkodër përmes telefonatave dhe takimeve nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në terren. Spahia tha në “Syri TV” se janë kërcënuar edhe njerëz të PD-së, komisionerët apo dhe zyrtarë të tjerë. Ai u shpreh se autoritetet dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk po veprojnë për të frenuar këtë fenomen, i cili po shkatërron për procesin zgjedhor.

“Shumë shpejt, kemi bindjen absolute se shqiptarët do të zgjedhin për ndryshime të mëdha në këtë vend. Fatkeqësia e madhe është simbioza, lidhja e ngushtë që është krijuar mes shtetit që shfryëzon krimin e organizuar dhe e përdor dhe në fushata elektorale.

Zgjedhjet e dy viteve të kaluara, ishin shëmbëlltyra e një batërdie elektorale, që veç votime nuk mund të quheshin. Kishim prezentë të krimit të organizuar të paktën 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve, ku thërrsnin me listë, persona me influencë të zonave të ndryshme, i kërcënonin ose i blenin me para, në mënyrë që të tjetërsonin vullnetin e qytetarëve. Pastaj ditën e zgjedhjeve, parakalimi i bandave nga qendra në qendër votimi.

Fatkeqësia e madhe është se ka filluar edhe sot, intimidimi, kërcënimi i rëndë i strukturave kriminale, krimit të organizuar, bandave ndaj njerëzve të PD, komisionerëve etj. E realizojnë nëpërmjet telefonave, përfaqësuesve të tyre në terren dhe gjëja e trishtë është se strukturat e shtetit edhe ai SPAK-u i famshëm nuk po vepron për ta frenuar këtë fenomen tejet shkatërruar për procesin zgjedhor.

Ne do bëjmë gjithçka për ta frenuar si fenomen, por edhe për ta dokumentuar. Edhe krijimi i asaj Task Force, është prej denoncimeve dhe fakteve të ofruara nga PD”, tha Spahia./ZËRI

Poll

MOS HUMB