
LEZHË- Mateos Brozi, 20-vjeç banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës, të cilët akuzohen se kanë marrë peng një 19-vjeçar në Rreshen janë lënë në masën e sigurisë "Arrest me burg" këtë të shtunë nga Gjykata e Lezhës. Në vendimin e marrë nga gjyqtari Renis Shehu, thuhet se të rinjtë do të qëndorjnë në burg pa afat deri në përfundmin e plotë të hetimeve. Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.
Mateos Brozi dhe Ergys Tusha u arrestuan pas kallëzimit të bërë në Prokurori nga 19-vjeçari. Ky i fundit kishte deklaruar se dy autorët e kishin marrë me forcë në qendër të Rreshenit dhe e kishin futur në makinë. Më pas e kishin dërguar brenda ambienteve të një parkingu të një pallati në Rreshen ku e kanë mbajtur për disa minuta dhe i kanë marrë me dhunë 220 000 lekë. Shumë, cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, i përdorur nga autorët në ngjarje. Më pas e kishin lënë në rrugë/ZËRI