
24 persona janë vënë në pranga nga karabinierët në Milano (Itali), nën akuzat e trafikimit ndërkombëtar të drogës, ndihmë, nxitje dhe shfrytëzim prostitucioni, grabitje dhe zhvatje.
Mediat italiane raportojnë se u çmontua një rrjet trafiku droge, i rrënjosur në zonën e Milanos dhe i lidhur me Shqipërinë, i cili furnizonte një rrjet të dendur trafikimi droge në Itali dhe Zvicër.
Operacioni përfshiu pothuajse 200 karabinierë në provincat e Milanos, Bergamos, Kremonas, Leço, Lodi, Mantua, Monza Brianza, Piacenza, Savona, Torino dhe Varese, Brescia, Cosenza.
Policia ka kryer gjithashtu 40 kontrolle dhe ka sekuestruar të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës, që kapin vlerën e qindra mijëra eurove.
Deri tani nuk bëhen me dije identitetet e personave të arrestuar, ndërkohë që shumica e tyre dyshohet të jenë pikërisht shqiptarë.
Po duke iu referuar informacioneve që vijnë nga mediat italiane, anëtarët e këtij grupi criminal kanë pasur kontakte të vazhdueshme me Shqipërinë, por ende nuk specifikohen rolet e secilit prej 24 personave të arrestuar./Zeri