
ITALI- Katër persona përfunduan në burg dhe tre të tjerë me ndalim qëndrimi në provincën e Parmës, të gjithë me kombësi shqiptare dhe sekuestrimin e 360 mijë eurove, që mendohet se janë fitimi i trafikut të drogës: këto janë masat e dhëna nga gjyqtari hetues, pas hetimeve të kryera nga Guardia di Finance në një hetim për posedim dhe trafik kokaine.
Në hetim nga prokuroria e Parmës janë gjithsej 15 persona, disa prej të cilëve hetuesit i vlerësojnë si të një rëndësie të konsiderueshme kriminale. Mediat italiane raportojnë se i dyshuari kryesor, tashmë i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i ndaluar jashtë vendit për të njëjtat krime, do të kishte pasur rolin e shitësit me shumicë dhe do të kishte përdorur bashkëpunëtorët që ruanin drogën ose shërbenin si korrierë për dërgesat.
Kreu i bandës
Shqiptari bënte një jete komode, në një vilë në periferi të Parmës, e përdorur edhe si magazinë logjistike për lëndën. Sipas hetimeve, ai kishte kontakte të afta për të garantuar furnizime të vazhdueshme me kokainë, duke paguar 27,000 euro për kilogram, dhe më pas do e shiste për 40,000 euro kg. Gjatë hetimeve u gjetën shitje të shumta droge të barabarta me të paktën rreth 9 kg kokainë, e cila u shitej narkodilerëve me një çmim nga 50 deri në 70 euro për gram. Fitimi ndaj tij dhe ndaj dy të dyshuarve të tjerë, korrierit të arrestuar në Cervia dhe një shpërndarësi droge që dyshohet se ka bërë të paktën 222 shitje kokaine në Parma u vlerësua në 360,000 euro./ZËRI