Aktualitet

Goditi me grusht Halit Valterin në Këshillin Bashkiak të Tiranës, shoqërohet në polici Blushi

Blushi goditi me grusht Valterin, ndërsa ky i fundit e kallëzoi në polici.

f.t
Goditi me grusht Halit Valterin në Këshillin Bashkiak të
Tedi Blushi dhe Halit Valteri

TIRANË- Këshilltarit i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shoqëruar në polici,  pas akteve të dhunës në mbledhjen e Këshillit.  Blushi goditi me grusht Valterin, ndërsa ky i fundit e kallëzoi në polici.

Përplasja fillimisht ka nisur mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe këshilltarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit kërkoi fjalën, por Veliaj ndërhyri duke kërkuar që të përfundonte ai atë që sapo kishte nisur që të thoshte para të tjerëve në sallë. Më pas, debati vazhdoi dhe Blushi e qëlloi me një dosje që kishte para vendit ku ishte i ulur. 

Blushi hodhi letra në drejtim të Veliajt dhe pas një debati me fjalë me Valterin, e goditi me grusht atë. Menjëherë pas kësaj, Tedi Blushi është përjashtuar nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Këshilltari i Partisë Socialiste Halit Valteri, ka depozituar një kallëzim në Policinë e Shtetit ndaj Blushit, duke pretenduar se ky i fundit e ka dhunuar fizikisht me grusht por edhe me sende të rënda. 

Poll

MOS HUMB