Aktualitet

Britania ndryshon ligjin/ Deri në 90 mijë persona do të marrin azil, përparësi edhe shqiptarët

Pritet të kenë prioritet 30 për qind të azilkërkuesve nga vendet “të sigurta” si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India.

f.t
Britania ndryshon ligjin/ Deri në 90 mijë persona do të marrin
FOTO ILUSTRUESE

BRITANI E MADHE- Laburistët do të përshpejtojnë planet për të lejuar 90,000 emigrantë të caktuar për deportim në Ruandë për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar. Yvette Cooper, Sekretarja e Brendshme, pritet të shpallë legjislacionin që do t'u mundësojë punonjësve të çështjeve të imigracionit të fillojnë të përpunojnë kërkesat për azil të njerëzve që ishin kërcënuar me largim në Ruandë pasi kishin hyrë ilegalisht në Britani.

The Telegraph shkruan se Këshilli i Refugjatëve, një organizatë bamirëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, vlerëson se rreth 60,000 nga 90,000 personat do të marrin azil, duke pasur parasysh profilin e vendeve nga vijnë shumica e tyre. Megjithatë, pritet të kenë prioritet 30 për qind të azilkërkuesve nga vendet “të sigurta” si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India. Ka shumë të ngjarë që aplikacionet e tyre të refuzohen, dhe për këtë arsye ata mund të deportohen shpejt në vendet e tyre të origjinës.

Ndërkohë një Komandë e re e Sigurisë Kufitare do të financohet duke hequr dorë nga skema e Ruandës, e cila do të kursejë 100 milionë funte në pagesat e ardhshme dhe “dhjetëra milionë paund” që do të ishin paguar për migrantët e zhvendosur.

Ruanda deri më tani ka marrë 290 milionë funte sipas marrëveshjes së mbikëqyrur nga Boris Johnson, me vetëm katër azilkërkues të dështuar të transferuar vullnetarisht në shtetin afrikan. Sipas planeve të qeverisë, do të krijohen edhe shkelje të reja për të penalizuar kompanitë e mediave sociale që nuk arrijnë të heqin reklamat nga kontrabandistët e njerëzve që shesin kalimet e Kanalit.

Poll

MOS HUMB