Aktualitet

Molotovët ndezin flakët pranë selisë së PS-së, policia krijon perimetër sigurie rreth godinës (VIDEO)

. Pas hedhjes së molotovëve zjarre janë përhapur në hapësirën pranë godinës, ndërsa forcat e Policisë janë vendosur në mbrojtje të selisë.

M.K.
Molotovët ndezin flakët pranë selisë së PS-së,
ZJARR PRAN SELISE SE PS-SE

TIRANË-  Flakët pranë selisë së Partisë Socialiste kanë shënuar një tjetër moment tensioni gjatë protestës në kryeqytet. Pas hedhjes së molotovëve zjarre janë përhapur në hapësirën pranë godinës, ndërsa forcat e Policisë janë vendosur në mbrojtje të selisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Efektivët kanë krijuar një perimetër sigurie rreth objektit dhe janë pozicionuar në zonën pranë Teatrit të Kukullave, duke mbajtur nën kontroll hapësirën përreth godinës.

Ndërkohë sheshi 'Skënderbej' vijon të jetë pika ku janë përqendruar protestuesit, të cilët nuk janë larguar nga zona. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet pranë selisë së PS-së i shtohen episodeve të përplasjeve të regjistruara gjatë protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB