Aktualitet

Misteri/ Helmimi masiv në Bulqizë s'ka ardhur nga uji i pijshëm

Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra, të gjitha të marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

k.m.
Misteri/ Helmimi masiv në Bulqizë s'ka ardhur nga uji i
Foto ilustruese

BULQIZË- Helmimi masiv në Bulqizë nuk është shkaktuar nga uji i pijshëm. Këtë përfundim kanë nxjerrë analizat e Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë duke përjashtuar kështu mundësinë që helmimi i rreth 90 qytetarëve të ketë ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit. Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra, të gjitha të marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

Misteri/ Helmimi masiv në Bulqizë s'ka ardhur nga uji i
Raporti

Nga analizat, uji është i përashtatshëm për përdorim, por kjo shton misterin e helmimit të banorëve. 

Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi, gati një vit më parë pati një helmim masiv ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës.

Edhe në janar të 2021, u helmuan nga uji i pijshëm 30 persona të cilët u kuruan në qendrën e Shupenzës. Edhe vitet e shkuara janë shënuar në regjistrat e spitalit pacientë të helmuar për shkak të ujit të pijshëm. E mesa duket ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit kanë munguar për të zgjidhur këtë problematikë. Policia njofton se ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e për të përcaktuar shkakun e helmimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB