
ITALI- Pamjet që po shihni tregojnë aksionin e Policisë italiane në një Bolonja ku u arrestuan 36 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Në total janë lëshuar 44 urdhër-arreste nga Prokuroria, por deri më tani vetëm 36 janë ekzekutuar. Siç mund të shihet në momentin që efektivët kanë hyrë në banesë kanë gjetur tufa të mëdha parash dhe sasi kokaine.
Në pamje shihet se kokaina, ishte vendosur në pjatë dhe më pas ishte futur në mikrovalë. Po ashtu duken disa telefona, të cilët janë sekuestruar dhe ku Prokuroria beson të gjejë të dhëna të mjaftueshme që faktojnë trafikun e drogës.
Gjatë operacionit janë sekuestruar, 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 000.00 euro cash. Vijon puna për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë./ZËRI