Aktualitet

Meta kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, ja kur do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë

Ish-presidenti kërkon lirimin nga qelia, me argumentin se nuk ka shkaqe të ligjshme për të qëndruar i burgosur.

zh.ll
Meta kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me
ilir meta-spak

TIRANË- Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 tetor për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Ish-presidenti kërkon lirimin nga qelia, me argumentin se nuk ka shkaqe të ligjshme për të qëndruar i burgosur. Masa "arrest me burg" është caktuar prej rreth 1 viti nga Gjykata e Posaçme dhe e lënë në fuqi deri më tani nga gjyqësori, ndërsa në vendimin e fundit, apeli i Gjykatës së Posaçme që e la të pandryshuar masën e sigurisë për të.

Ndërkohë, seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe tre të tjerët të marrë të pandehur nga SPAK, do të zhvillohet më 25 shtator. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik. Gjyqtarja Irena Gjoka ka në dorë të përcaktojë nëse do ta kalojë dosjen për gjykim, do ta kthejë sërish në SPAK ose të pushojë hetimet.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB