Aktualitet

Mësim në lokale bastesh dhe ‘shoqe klase’ gjyshen/ ‘Plagët’ e pambyllura të arsimit në Shqipëri

Pavarësisht reformave të pretenduara, dhe ndryshimeve të herëpashershme në nivele ministresh, Arsimi mbetet një plagë e hapur në shoqërinë shqiptare. Duke nisur që nga detyrimi i prindërve që t’i çojnë fëmijët në shkolla private, për shkak të orareve më të volitshme, te mungesa e ambienteve dhe klasat kolektive.

E.K

Mësim në lokale bastesh dhe ‘shoqe klase’ gjyshen/

Nisja e vitit të ri shkollor të hënën ka nxjerrë në pah një sërë problematikash për arsimin në Shqipëri, që te mungesa e godinave për mësimnxënie në kushte të duhura, te mësimi me turne, klasat kolektive apo rënia e ndjeshme e numrit të regjistrimeve në klasat e para.

Gjatë ditës së sotme banorët e fshatit Funares në Librazhd kanë marshuar në formë proteste, për shkak se fëmijët e tyre zhvillojnë mësim në banesa të braktisura ose në lokalin e fshatit. Kjo situatë e cila vijon prej 4 vitesh nuk ka marrë një zgjidhje, pavarësisht kërkesave të banorëve qoftë në drejtim të pushtetit qendror, qoftë në drejtim të pushtetit lokal.

Në praninë e medias, banorët i janë drejtuar ambienteve në fjalë, ku mësuesit qëndrojnë ‘të ngujuar’ për shkak se nxënësit tashmë prej 4 ditësh e kanë bojkotuar mësimin. Mësuesit ngrejnë supet sa i takon përgjegjësisë së tyre për ambientet, dhe shprehen se do të bëjnë gjithçka që nxënësit të ndjehen komod gjatë orëve të mësimit.

“Jemi një nga fshatrat më të mëdhenj të zonës, dhe shkolla prej 4 vitesh është e shkatërruar.

Dyert t’i hapin, të shohim se kur bie gjarpri nga tavani, nuk kemi asgjë me mësuesit. Rrinë aty Brenda qëndrojnë të fshehur, nuk është një protest politike kjo. Kjo është një protestë për fëmijët tanë”, shprehen banorët e Funares.

Edhe më dramatike paraqitet situata në bashkinë e Dimalit, ku 107 nxënës të fshatrave Goriçan do të ndjekin mësimin në një lokal bastesh. Është i katërti vit që situata nuk ndryshon ndërkohë që prindërit kanë 'shigjetuar' kryebashkiaken Juliana Mema se pasi shembi godinën e vjetër të shkollës, i gënjeu për rindërtimin e saj.

"Ajo riparim do, kollona do, se ata hoqën çatinë se çuan tjegullat dhe e lanë kështu. Erdhën ata, Çuç dhe kryetarja e thanë që do ta shëmbim këto tre ditë, iku ajo, gënjyen ata, mashtruan," tha një banor i zonës për mediat. "Kam 4 fëmijë në shkollë, 1 e kam në Samaticë, 3 i kam këtu. Shkolla të bëhet këtu, erdhi ajo na i zbuloi, mori qeramidet, se na i coi e na i bëri nuk dimë. E la kështu ajo tani", tha një banore e zonës.

Gjithashtu nxënësit që mësojnë në këtë lokal bastesh sportive, kanë treguar se nuk ka kushte dhe se ka fëmijë që janë sëmurur për shkak të ndotjes.

"Rri te klasa që është te banjoja dhe aty vjen era, mund të sëmuremi. Nuk ka kushte. Motra ime është sëmurur njëhere aty. Duam që të rregullohet shkolla e të shkonim rregullisht në shkollë," u shprehen disa nga nxënësit.

Një tjetër fenomen shqetësues është dhe ai i uljes së numrit të nxënësve që regjistrohen në klasat e para, ku veçanërisht në zonat rurale, emigracioni dhe ulja e lindshmërisë kanë sjellë edhe një rast të paprecedentë në Gjirokastër.

Në shkollën e fshatit Shtëpëz, e cila është vetëm 15 km larg nga Gjirokastra ka nisur të hënën vetëm një nxënës klasën e parë.

Diljani është i vetmi nxënës në klasën e parë dhe ndryshe nga fëmijët e tjerë që mezi presin të ulen në bankën e shkollës me një shok apo shoqe të re, ai është ulur me gjyshen e tij.

Në klasën ku ai zhvillon mësim është edhe një vajzë e klasës së dytë dhe një djalë në ciklin parashkollor, për të plotësuar numrin maksimal të nxënësve.

Mësuesja që zhvillon mësim në këtë shkollë shpreson që familjarët, banorët e fshatit dhe bashkia të ndihmojnë me çfarë të munden për të përshtatur më mirë ambientet e godinës aktuale si një shkollë.

Ky fshat ka 120 familje, por për shkak të shkollës e cila është në gjendje të mjeruar, shumica e prindërve janë detyruar t’i dërgojnë fëmijët në shkollat e qytetit të Gjirokastrës.

Mësim në lokale bastesh dhe ‘shoqe klase’ gjyshen/

Pavarësisht reformave të pretenduara, dhe ndryshimeve të herëpashershme në nivele ministresh, Arsimi mbetet një plagë e hapur në shoqërinë shqiptare. Duke nisur që nga detyrimi i prindërve që t’i çojnë fëmijët në shkolla private, për shkak të orareve më të volitshme, te mungesa e ambienteve dhe klasat kolektive./Zeri

Poll

MOS HUMB