Aktualitet

VIDEO/ Merr flakë pallati në Vlorë, evakuohen banorët

Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament të kësaj godine, e cila ndodhet në rrugën Transballkanike, në qytetin bregdetar.

l.k
VIDEO/ Merr flakë pallati në Vlorë, evakuohen banorët
pamje nga vendngjarja

VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme një pallat në Vlorë. Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament të kësaj godine, e cila ndodhet në rrugën Transballkanike, në qytetin bregdetar.

Forcat zjarrfikëse dhe uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje, ku po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve dhe shuarjen e plotë të flakëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB