
Merr flake apartamenti ne Elbasan
ELBASAN – Një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune. Zjarri dyshohet se u shkaktua nga një ngrohëse, që u harrua ndezur.
Apartamenti mësohet se ka qenë bosh, në momentin që ka marrë flakë. Siç shikohet edhe nga pamjet, zjarri është përhapur në dritaren e banesës.
Nga flakët është përfshirë kati i pestë i një pallati në lagjen 11 Nëntori të Elbasanit. Raportohet vetëm për dëme materiale. Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë që flakët mos të përhapen në apartamentet ngjitur. /ZËRI/
Poll