
LUSHNJE- Dhjetëra fermerë dhe blegtorë po protestojnë këtë të hënë në Lushnjë në Rrethrrotullimin e Savrës, për shkak të çmimeve tejet të ulëta me të cilat po tregtohet prodhimi vendas. Në shenjë proteste fermerët derdhen një autobot me qumësht, i cili sipas tyre është qumështi i bllokuar nga shitja.
Nga ana tjetër në protestë kanë dalë edhe drejtuesit e dhjetra traktorëve, për shkak të subvencioneve tepër të ulëta që janë dhënë për naftën. Protesta është ndjekur në distancë nga dhjetra efektivë policie, të cilët janë kujdesur në menaxhimin e trafikut të krijuar në rrethrrotullim.
Blegtorët protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendojnë se që prej datës 1 prill çmimi është ulur me 100 lekë të vjetra për litër qumësht, që dëmton drejtpërdrejtë ekonominë e tyre.
/ZËRI