Aktualitet

'Më preku...'/ Kirurgu shqiptar në Itali dënohet me 20 muaj burg për ngacmim seksual

Ndërkohë 40-vjeçari shqiptar ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk e ka prekur për të ngacmuar por për ta nxjerrë jashtë pasi e reja po pinte duhan brenda ambienteve të spitalit. 

E.K
'Më preku...'/ Kirurgu shqiptar në Itali dënohet me 20
Foto ilustruese

ITALI- Një kirurg shqiptar është dënuar me 20 muaj burg nga drejtësia italiane pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 20-vjeçareje. Raportohet se shqiptari nuk kishte precedentë të mëparshëm penal. Ndërkohë 40-vjeçari shqiptar ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk e ka prekur për të ngacmuar, por për ta nxjerrë jashtë pasi e reja po pinte duhan brenda ambienteve të spitalit. 

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019 në klinikën Zucchi. 20-vjeçarja kishte shoqëruar të dashurin e saj në urgjencën e spitalit dhe aty ishte takuar me mjekun shqiptar, i cili kishte marrë në dorë rastin. E reja bën me dije se e kishte pyetur mjekun për gjendjen e partnerit por ai i kishte kërkuar të shkonin në një dhomë. 

Këtu thotë vajza nisi dhe ngacmimi seksual pasi kirurgu i kishte prekur kërthizën. Pavarësisht kërkesës ë së saj për ta larguar dorën ai kishte refuzuar. Këtë episod ajo ia kishte rrëfyer dhe të dashurit. Ky i fundit kishte pasur një debat verbal me mjekun. Kirurgu shqiptar i mohon akuzat ndaj tij./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB