Aktualitet

“Më në fund u kapëm, këtu është shumë ftohtë”, dëshmia e çuditshme e të arrestuarve shqiptarë

Gjoni i tha policisë se nuk kishte dashur të shkaktonte ndonjë dëm dhe tha se ishte i lumtur që u kap. Ai tha se ishte jashtëzakonisht ftohtë dhe ata nuk dinin ku të shkonin

E.K
“Më në fund u kapëm, këtu është shumë
Sebastiano Gjoni në të majtë të fotos, Skelidano Koliqi në të djathtë

BRITANI E MADHE- Shqiptarët sërish protagonistë në mediat britanike, këtë herë në fushën e vjedhjes së banesave. Daily Mail shkruan për dy emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria që do të burgosen dhe më pas do të dëbohen nga Brirania e Madhe, Sebastiano Gjoni, 23 vjeç dhe Skelidano Koliqi, 26 vjeç, u arrestuan pasi tentuan që të grabisnin një banesë luksoze në lagjen e futbollistëve në fshatin Alderley Edge në janar të këtij viti.

Policia u vu në alarmë nga banorët e zonës, që dëgjuan zhurmat nga banesa e cila kishte rënë opre e grabitjes. Viktimat bërtisnin ‘Grabitës, grabitës’ dhe u mbyllën në dhomën e tyre të gjumit përpara se oficerët të mbërrinin 13 minuta më vonë dhe t’i gjenin të pandehurit.

Një gjykatë tha se Gjoni dhe Koliqi kishin hyrë fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me shpresën për të gjetur punë, por pasi u gjetën nga policia, 23-vjeçari pranoi: ‘Më në fund u kapëm. Këtu është jashtëzakonisht ftohtë. Nuk kemi ku të shkojmë.’

Gjoni i tha policisë se nuk kishte dashur të shkaktonte ndonjë dëm dhe tha se ishte i lumtur që u kap. Ai tha se ishte jashtëzakonisht ftohtë dhe ata nuk dinin ku të shkonin. Të dy të pandehurit ndodhen ilegalisht në vend dhe do të përballen me dëbimin në Shqipëri.

“Më në fund u kapëm, këtu është shumë“Më në fund u kapëm, këtu është shumë

Policia zbuloi gjithashtu se Gjoni, i cili flet rrjedhshëm italisht, gjermanisht dhe anglisht, kishte kryer një tjetër bastisje vetëm pesë ditë më parë në një pronë prej 3 milion paund në Halebarns aty pranë.

Gjoni u dënua me 28 muaj dhe Koliqi me 18 muaj pasi të dy pranuan vjedhjen. Ata do të deportohen në Shqipëri pas lirimit nga burgu, i cili pritet që të përfundojë për njërin prej tyre në fund të vitit të ardhshëm./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB