Aktualitet

Me lot në sy, Helena Kadare dhe vajzat e shkrimtarit në homazhet për gjeniun e letrave

Bashkëshortja Helena dhe bijat e shkrimtarit të ndjerë po presin ngushëllimet e një kortezhi të vazhdueshëm personalitetesh shtetërore por edhe qytetarësh të thjeshtë

E.K
Me lot në sy, Helena Kadare dhe vajzat e shkrimtarit në homazhet
Helena Kadare dhe vajzat

TIRANË- Do të përcillet sot për në banesën e fundit kolosi i letërsisë Ismail Kadare, i cili mbylli sytë të hënën në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pafund letrare me veprat e tij.

Homazhet po kryhen në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, aty ku shkrimtarit të njohur po i jepet lamtumira e fundit.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihet edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare dhe vajzat e saj, veshur në të zeza e me lot në sy.

Pjesë e homazheve janë politikanë, shkrimtarë dhe përfaqësues diplomatikë në Shqipëri.

Me lot në sy, Helena Kadare dhe vajzat e shkrimtarit në homazhetMe lot në sy, Helena Kadare dhe vajzat e shkrimtarit në homazhetMe lot në sy, Helena Kadare dhe vajzat e shkrimtarit në homazhet

Bashkëshortja Helena dhe bijat e shkrimtarit të ndjerë po presin ngushëllimet e një kortezhi të vazhdueshëm personalitetesh shtetërore por edhe qytetarësh të thjeshtë.

Protokolli ka menduar edhe të vendosë simbolet e Nënë Terezës vë vendin e homazheve.

Ceremonia e nderimeve për kolosin Kadare është organizuar me protokoll shtetëror nën kujdesin e Kryeministrisë. Homazhet nisën në ora 09:00 dhe do të vazhdojnë deri në 12:30 për të vazhduar me nisjen drejt varrezave të Tufinës. Ashtu si dje, edhe dita e sotme është ditë zie kombëtare. Gjithashtu ditë zie kombëtare ka shpallur edhe Kosova.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB