
KUKËS-Një 53-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi në banesë iu gjetën armë zjarri dhe municione. Në banesën e Kadri Peposhit u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Arka”. Posendonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.