
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës biznesmeni Eduart Reçi u qëllua me plumb në kokë. Edhe pse luftoi me vdekjen në spitalin e Traumës, 52-vjeçari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. ZËRI ka siguruar foton e viktimës, baba i dy fëmijëve.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së djeshme, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku kishte ndërtuar një nga pallatet, në rrugën 'Faik Konica'. Pikërisht në atë zonë, firmë e tij e ndërtimit "ELGM" kishte ndërtuar disa pallate.

Por po ashtu është mësuar se më herët Reçi ka qenë drejtor në institucionin e Shërbimit Informativ Shqiptar. Por sipas familjarëve të tij, viktima nuk ka pasur konflikte me askënd. Megjithatë, hetimet për kapjen e autorit kanë nisur. Ndaj sot në mëngjes, agjentët e krimeve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë kthyer në vendngjarje, aty ku u ekzekutua Eduart Reçi./ZËRI