TIRANË- Një 71-vjeçar amerikan është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike për të mitur. Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale”, zbuluan identitetin e personit që prodhonte dhe shpërndarte materialet. Bëhet fjalë për shtetasin amerikan David Ira Lang, 71 vjeç, banues në Tiranë. Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, por hetimet ende vazhdojnë.
David Lang, një konsulent biznesi ‘i respektuar’ dhe mësues i anglishtes nga Nju Jorku, drejtoi studion e tij të paligjshme të filmit për 9 vjet në Chelyabinsk, përpara se të arrestohej. Lang shihej si një mësues anglishtes dhe biznesmen i respektuar, i cili kishte njohje me diplomatë të lartë amerikanë në Rusi. Ai u shpall fajtor për ‘marrëdhënie seksuale dhe akte të tjera të natyrës seksuale me një vajzë, e cila ende nuk i kishte mbushur 16 vjeç. David Lang kishte bashkëpunëtore një grua ruse të quajtur Ekaterina Yasina, nënë beqare, e cila vepronte si përkthyesja e tij dhe gjente vajzat e mitura që 71-vjeçari përdorte në filmat e tij pornografik. Ajo u dënua me tre vjet me kusht, për shkak se ishte nënë e një fëmije të mitur. Lang shihej si një mësues anglishtes dhe biznesmen i respektuar, i cili kishte njohje me diplomatë të lartë amerikanë në Rusi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit/Finalizohet pas disa muajsh hetime operacioni policor i koduar “Gjurma virtuale”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës. Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari (shtetas amerikan, me precedent penal jashtë Shqipërisë).
Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan D. L., 71 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Vijojnë hetimet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI