Aktualitet

Atentati në Tiranë/ Biznesmeni Eduart Reçi ka qenë drejtor në SHISH, kamerat kapën vetëm zhurmën...jo autorin!

Reçi nuk u ka folur kurrë për konflikte, kështu që pista e hetimit është ende e paqartë. Por grupi hetimor është foksuar edhe tek puna e të ndjerit me firmën e ndërtimit.

k.m.
Atentati në Tiranë/ Biznesmeni Eduart Reçi ka qenë drejtor
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë mësur lidhur me atentatin ndaj biznesmenit Eduart Reçit. Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Por nga pamjet nuk është kapur fytyra e autorit, por vetëm dëgjohet e shtëna dhe është filmuar momenti kur 52-vjeçari bie në tokë. 

Pamje të tjera nuk ka për shkak të errësirës. Ndërkohë që në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni për ndonjë përplasje të të ndjerit me persona të tjerë. Po ashtu, sipas tyre, Reçi nuk u ka folur kurrë për konflikte, kështu që pista e hetimit është ende e paqartë. Por grupi hetimor është foksuar edhe tek puna e të ndjerit me firmën e ndërtimit. Gjithashtu është zbuluar se viktima më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH, por edhe pjesë e Gardës së Republikës.

52-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme teksa po kthehej në banesë, pikërisht pranë disa pallateve që i kishte ndërtuar vetë. Reçi ishte i vetëm dhe mesa duket, autori e ka ndjekur për një kohë të gjatë dhe ka përfituar nga momenti kur e ka gjetur të ‘pambrojtur’ për ta sulmuar me armë zjarri. Edhe pse mori një plumbë në kokë, 52-vjeçari luftoi me vdekjen në spitalin e Traumës, por nuk ia doli që të shpëtonte dot./ZËRI

Poll

MOS HUMB