Aktualitet

Me bashkëpunëtor nga Republika Domenikane, si Ylli Didani bleu tokë në bregdet, paratë i transferoi përmes "Los Chinos"

Në Ekuador ai kishte dhe një bashkëpunëtor që njihet si biznesmen. Bëhet fjalë për Torres Rosario, që dyshohet se ishte një lojtar kyç në logjistikën rajonale të rrjetit të Didanit, duke përdorur kompani fasade në Republikën Dominikane dhe Amerikën e Jugut për të transportuar drogë në Evropë.

F.m
Me bashkëpunëtor nga Republika Domenikane, si Ylli Didani bleu
Ylli Didani

REPUBLIKA DOMENIKANE- Ylli Didani, një shtetas shqiptar që është kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës, dyshohet se ka blerë një truall toke buzë detit në Republikën Dominikane me vlerë tre milionë dollar, duke përdorur të ardhurat nga trafikimi i drogës. Prokuroria ka oparaqitur dhe prova në një seancë gjyqësore, në të cilën vërtetohet se Didani transferoi më shumë se 200,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara përmes një sistemi të paligjshëm të njohur si "metoda simbolike" si pjesë e procesit për të finalizuar blerjen e tokës në Republikën Dominikane. Pagesa u lehtësua nga rrjetet e pastrimit të parave të lidhura me krimin e organizuar kinez, të njohur si "los Chinos", të cilët menaxhojnë lëvizjen e të ardhurave nga trafikimi i drogës në nivel global.

Çështja kulmoi së fundmi me një vendim fajësie kundër Didanit, 43 vjeç, me akuza për për trafikimin e kokainës, trafik droge në anije që i nënshtrohen juridiksionit të SHBA-së dhe komplot për pastrim parash. Autoritetet amerikane e identifikuan atë si udhëheqësin e një organizate me operacione në Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropë, të përfshirë në transportimin e dërgesave të kokainës në shkallë të gjerë.

Në Ekuador ai kishte dhe një bashkëpunëtor që njihet si biznesmen. Bëhet fjalë për Torres Rosario, që dyshohet se ishte një lojtar kyç në logjistikën rajonale të rrjetit të Didanit, duke përdorur kompani fasade në Republikën Dominikane dhe Amerikën e Jugut për të transportuar drogë në Evropë.

Torres Rosario u arrestua në shtator 2024 në Bogotá, Kolumbi, me kërkesë të Gjykatës Kombëtare të Spanjës, e cila e akuzon atë për trafikim të drogës në rrethana të rënduara. Megjithatë, të dhënat gjyqësore nga gjyqi i Didanit në SHBA e lidhin atë drejtpërdrejt me operacionin global të trafikimit të kokainës të udhëhequr nga bosi shqiptar.

Sipas provave të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së, Didani dhe Torres Rosario mbajtën komunikim të vazhdueshëm gjatë operacioneve kryesore të trafikimit të kokainës. Në mesazhet e gjetura, Didani e paralajmëroi Torresin: "Kemi një problem vëlla. Do të më shohësh pas dy ditësh", pas një konfiskimi. Një mesazh tjetër shkruante:  "E humbëm vëlla. PML1. Iku gjithçka", duke iu referuar një dërgese të vulosur me PML1, një shenjë e përdorur nga të dy burrat për të identifikuar mallrat e tyre të paligjshme.

Për më tepër, gjyqi zbuloi se iCloud i Didanit përmbante video të bisedave me Torres Rosario-n, në të cilat shiheshin burra duke ngarkuar qese me kokainë në kontejnerë që ishin ngarkuar tashmë në anije. 

Midis viteve 2019 dhe 2020, autoritetet kapën më shumë se 3,400 kilogramë kokainë të transportuar në pesë anije të ndryshme, me një vlerë që tejkalonte 100 milionë dollarë. Përveç kësaj, gjyqi zbuloi se Didani dhe bashkëpunëtorët e tij projektuan një dron nënujor për të fshehur dhe transportuar drogë të bashkangjitur në trupat e anijeve tregtare që shkonin në Evropë.

Ylli Didani pritet të përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm dhe mbetet në paraburgim federal në pritje të dënimit.

Hetimi u krye nga agjentë të DEA-s, Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS-CI), Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së (CBP) dhe departamenteve lokale të policisë në Michigan.

Poll

MOS HUMB