
FIER- Një 17-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Fierit këtë të premte pasi u kap duke lëvizur në rrugët e qytetit i armatosur dhe duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Në momentin e ndalimit nga Policia, adoleshentit iu gjet një armë e llojit pistoletë e mbushur me fishekë (13 fishekë). Ai është dërguar në Policinë e Fierit dhe po merret në pyetje në prani të prindit, avokatit dhe një psikologu.
NJOFTIMI I POLICISË:
Po këta specialistë kapën në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, i cili lëvizte në qytet, me armë zjarri pistoletë, me municion, të cilën e mbante në automjetin që drejtonte pa leje. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./ZËRI