Aktualitet

Mbyllet seanca e sotme për Gërdecin, data kur do të mbahet gjyqi i radhës

Sot kanë dëshmuar në gjyqin ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, 14 persona, nga 71 dëshmitarë që janë në total, për çështjen.

D.XH
Mbyllet seanca e sotme për Gërdecin, data kur do të mbahet gjyqi
Fatmir Mediu

TIRANË – Është mbyllur seanca e mbajtur sot për tragjedinë e Gërdecit, ku i pandehur është ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Pasi dëgjuan dëshmitarët e targjedisë, gjyqtarët vendosën që seanca e radhës të mbahet më 27 tetor, në orën 12:00.  Çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.

Sot, 14 dëshmitarë kanë follutr në seancë gjyqësore, nga 71 persona, që janë gjithsej, në cilësinë e dëshmitarit, në këtë proces.

Ndër dëshmitarët që kanë folur sot ka qenë edhe ish roja i fabrikës, Fejzi Shehu, që tha se një zjarr i madh ra në fabrikë atë ditë të marsit 2008.

Edhe djali i njërës nga viktimat, Vasil Laçi dha detaje nga ngjarja, ndërsa tha se ka punuar në fabrikën e Gërdecit, që 14 vjeç.

Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008, ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB