DURRËS- Gjykata ka verifikuar masat për 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurum, ku janë lënë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie dhe 7 detyrim paraqitje. Trupa gjykuese ka vendosur masa të ndryshme sigurie, nga arresti në burg dhe arresti në shtëpi, deri te ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Konkretisht, Gjykata e Durrësit ka lënë në "arrest me burg":
1. S.H- Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum”
2. Mikail Hila - Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”
3. Nazif Bajrami - Pronar i kompanisë “Bajrami N”
4. Andon Prifti - Administrator i kompanisë “Bajrami N”
5. Indrit Likaj - Dega e Doganës Durrës
6. Edmond Voda - Dega e Doganës Durrës
7. Florian Çimo - Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO
8. Gazmend Sina - Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO
"Arrest shtëpie" për:
1. R.B - Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum”
2. Mirjeta Zotaj - Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”
3. Helidon Lila - Dega e Doganës Durrës
4. Shkëlqim Jakupi - Dega e Doganës Durrës
5. Kejdi Ahmetaj - Drejtoria e Inspektimit AKM
"Detyrim paraqitje" për"
1. Arta Dollani- Ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKM
2. Julian Kapedani - Dega e Doganës Durrës
3. Marjeta Përlala - Drejtoresha aktuale e AKM
4. Kledina Skendo- Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore AKM
5. Bujana Tonçiça- Sektori i lejeve mjedisore AKM
6. Evis Mellonashi- Sektori i lejeve mjedisore AKM
7. Iva Musa - Inspektore e Autoritetit Portual Durrës
Njoftimi:
1. Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi
2. Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg
3. Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi
4. Shtetasi M.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg
5. Shtetasi N.B- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg
6. Shtetasi A.P- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg
7. Shtetasi J.K- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
8. Shtetasi I.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg
9. Shtetasi E.V- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg
10. Shtetasi H.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
11. Shtetasi Sh.J- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
12. Shtetasi F.Ç- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg
13. Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg
14. Shtetasja A.D- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
15. Shtetasja M.P- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore
16. Shtetasja K.S- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
17. Shtetasja B.T- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
18. Shtetasja E.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
19. Shtetasi K.A- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi
20. Shtetasja I.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedimin penal për disa akuza, nga "Kondrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” të pastrimi i “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale” që rëndojnë kryesisht ndaj administratorëve të kompanive të përfshira në këtë rrjet, deri te “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” apo “shpërdorimi i detyrës” për zyrtarët e Doganës dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Mes personave për të cilët janë firmosur këto masa janë drejtues të “Kurum International” dhe kompanisë shqiptare “Sokolaj”, si dhe zyrtarë të doganës e biznesmenë. Masë sigurie është lëshuar edhe për ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollanin e cila është lënë me “arrest shtëpie”, për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore. Hetimi vjen mbi një vit pas sekuestrimit, të 2800 ton mbetje të rrezikshme të kompanisë Kurum që u kthyen nga Tajlanda. Hetimet kanë konfirmuar se mbetjet e sekuestruara në 102 kontejnerë kanë rezultuar të rrezikshme, pas analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente./ZËRI