Aktualitet

Mbante në banesë maska, thika dhe 4 armë, arrestohet 45-vjeçari nga Lezha

45-vjeçari, i identifikuar si Eduard Koka shpërndante kanabis në zona të ndryshme të qytetit.

k.m.
Mbante në banesë maska, thika dhe 4 armë, arrestohet
Pamje nga aksioni

LEZHË- Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar “Gurra”. 45-vjeçari, i identifikuar si Eduard Koka shpërndante kanabis në zona të ndryshme të qytetit. Nga kontrolli në banesën e tij, u gjetën kanabis, 7 maska dhe 4 armë të ftohta, të cilat dyshohet se përdoreshin nga 45-vjeçari për qëllime kriminale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, operacioni policor i koduar “Gurra”. Mbante në banesë 7 maska dhe 4 armë të ftohta, si dhe shpërndante doza cannabisi, vihet në pranga 45-vjeçari. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 45 vjeç, banues në Lezhë. Nga kontrolli fizik i kryer ndaj shtetasit E. K., në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit E. K.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB