Aktualitet

Masakroi me thikë italianen shtatzënë, arrestohet shqiptari

Viktima e kishte denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje në muajin tetor.

f.t
Masakroi me thikë italianen shtatzënë, arrestohet shqiptari
Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj

ITALI- Bujar Fandaj nga Kosova, i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali, është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes. Burime për mediat italiane raportojnë se viktima e kishte denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje në muajin tetor.

Gjithashtu mësohet se ka qenë një i afërm i viktimës që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm.

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Partneri i 27-vjeçares ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Çifti ishin bashkë prej 11 vitesh dhe kishin një fëmijë. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Sipas hetimeve paraprake, 27-vjeçarja është rrahur, ka shenja në fytyrë dhe më pas është goditur, duke rezultuar me të paktën shtatë plagë të thella me thikë në gjoks./ZËRI

Poll

MOS HUMB