Aktualitet

Emri/ Shqiptari masakron me thikë italianen shtatzënë, shpallet në kërkim

Bujar Fandaj dyshohet se ka pasur lidhje intime me viktimën. Edhe pse ajo ishte martuar dhe ishte shtatzënë, ai e ka vrarë, duke e qëlluar disa herë me thikë.

D.XH
Emri/ Shqiptari masakron me thikë italianen shtatzënë, shpallet
Bujar Fandaj dhe viktima

ITALI - “Bujar Fandaj, 41-vjeçari me origjinë nga Kosova me banim në Altivole, po kërkohet nga Karabinierët e Trevisos – të cilët nën drejtimin e Prokurorisë Publike po kryejnë hetime në lidhje me vrasjen e italines Vanessa Ballan” . Kjo është deklarata e policisë, që po heton vrasjen e 27-vjeçares shtatzënë, e gjetur e pajetë, e vrarë me disa goditje me thikë, në fshatin Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevisos.

Nga të dhënat fillestare, viktima dyshohet të ketë pasur një lidhje në të kaluarën me 41-vjeçarin. Një histori tashmë e përfunduar, duke pasur parasysh se Vanessa ishte martuar e tani ishte në pritje të fëmijës së dytë. Në muajin tetor, konfirmojnë hetuesit, Bujari u denoncua nga Vanessa Ballan dhe për këtë arsye ai ishte nën këqyrjen e policisë.

Emri/ Shqiptari masakron me thikë italianen shtatzënë, shpallet
Bujar Fandaj

Ai me siguri nuk e ka pranuar që 27-vjeçarja kishte vendosur ta ndërpresë përgjithmonë lidhjen me të. Megjithatë, kjo do të përcaktohet vetëm nga hetimet. Sipas një hetimi fillestar, sot ai ka shkuar në shtëpinë e viktimës, në një kohë kur bashkëshorti i saj nuk ndodhej aty. Nuk dihet nëse ka qenë gruaja që ia ka hapur derën apo e ka detyruar ai.

Sipas asaj që rezultoi nga këqyrja e trupit të viktimës, 27-vjeçarja është rrahur, ka shenja në fytyrë dhe më pas është goditur, duke rezultuar me të paktën shtatë plagë të thella me thikë në gjoks. Ka lëndime të shumta në duart e gruas, e cila është përpjekur që të mbrojë veten, përpara fundit të trishtë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB