
ITALI- Ambra Seferi, 24 vjeçe ka humbur tragjikisht jetën këtë të martë në Itali pasi u rrëzua nga një ndërtese në via Benedetto Croce në Barcellona Pozzo di Gotto, në zonën e Mesinës. Raportohet se e reja shqiptare kishte mbetur jashtë shtëpisë së saj dhe në tentativa për të hyrë brenda nga dritarja rezultoi fatale.
Ajo kishte lënë brenda dy fëmijët e saj të mitur, djalin 18 muajsh dhe vajzën 2 vjeçe. Pasi ka hipur në tarracë ajo ka tentuar të futet nga dritarja, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë duke gjetur vdekjen.
Dhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ishte tepër vonë pasi ndërroi jetë për shkak të plagëve të shumta të marra nga rrëzimi. 24-vjeçarja kishte dy vite që jetonte në Itali./ZËRI