
TIRANË- Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi u njoh me akuzën e ngritur ndaj tij. Ai akuzohet për aferën e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”. Malltezi i quajti akuzat ndaj tij dhe Berishës si gënjeshtra të trasha dhe të nxitura politikisht.
Malltezi tha se prokurorët i shërbejnë qeverisë dhe se akuzat e ngritura ndaj tyre janë gënjeshtra.
"Akuza të trasha. Gënjejnë kaq shumë këto prokurorë, janë afërmendsh shërbyes të qeverisë. Kanë gënjyer dhe janë për tu keqardhur. Kush i bën të gënjejnë aq trashë, sa nuk vendosin planin e 2008, i firmosur nga Edi Rama. Njerëz që gënjejnë, thjesht duhen mëshiruar. Nga njëra kemi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur pronën e pronarëve. Nga ana tjetër, kemi ndërtimin e çerdheve. Janë të njëjtat akuza. Jemi në situate afërmendsh. Aty nuk isha as 5 minuta, nuk pashë më shumë", tha Malltezi. /ZËRI