Aktualitet

'Ma bëj hallall o bir', letra e shqiptares që vrau veten, akuzon burrin: Më tradhëtonte, solli pistoletën të më vriste

Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhtia e bashkëshortit të saj.

f.t
'Ma bëj hallall o bir', letra e shqiptares që vrau veten,
FATBARDHA PALI

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetase shqiptare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Dhuna dhe tradhëtia në familjen shqiptare, duket se detyroi Fatbardha Palin të kryejë vetëvrasje. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra largë spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.

Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhëtia e të shoqit ,por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj. Vetë Fatbardha në një letër tronditëse të publikuar në Facebook, ka sqaruar me detaje problemet në familje ku akuzon bashkëshortin e saj për tradhëti. Ndër të tjera në shkrimin e saj, ajo thotë se i ka kërkuar ndarjen burrit të saj, por ai i ka hequr lekët nga banka.

"Unë sot i jap fund jetës time, e mira ishte mos arrja deri këtu por nuk mundem dot më. Ilirika qenë shkaktari i vdekjes time, ai që shkatërroi familjen që unë arrita në litar. Burri im zuri dashnore, jeta ime sa vinte dhe nxihej. Nuk pushonte telefoni i tij gjithë natën, ngrihej dhe bënte sherr me mua. Doja ta mbuloja çfarë po ndodhte, mos na hapej nami i keq. Dhe çuni mu shkatërua, se babi bridhte me të tjera, nuk kishte kohë të merrej me familjen,"-shkruan ajo.

Ndër të tjera ajo tregon problemet financiare, ku çdo gjë filloi me dashnoren e bashkëshortit të saj e cila duket se i kërcënonte me publikimin e fotove dhe videove intime.

'Burri shiti fugonin lekët ia mori dashnorja, se nuk i ndaheshe duke i thënë se fotot dhe videot intime me të do ti publikonte në faqen JOQ. Në 2020 ne erdhëm në Greqi dhe burri u nda nga dashnorja, kjo mi dërgoi fotot banale mua. Ne ishim mirë na kishin zili të gjithë, zuri dashnore ikën dhe makinat dhe lekët"-shkruan ajo.

47-vjeçarja shkruan se sherret mes tyre kanë qenë shumë të shpeshta. Në letrën e saj ajo tregon se Iliri kishte marrë nga Shqipëria një armë për ta vrarë, por e kishte ndaluar vëllai i tij Afrimi. Muajt e fundit, thotë ajo, e kishte paralajmëruar Ilirin se do të vetëvritej, por ky i fundit e kishte bindur të mos bënte një gjë të tillë për hir të fëmijës. Në fund të letrës Fatbardha i lë amanet djalit të saj, Xhulios që mos të lejojë babain e tij të fusë grua tjetër në shtëpi.

“Turp te keni e mos e befshi piken e hajrit sa te jeni gjall ma lat cunin jetim ma bej hallall o bir babit ja hengren kurvat leket dhe un u detyrova ti djegi shpirti sic me dogji mua. Me futi ne kurth Lona me Miren. Se ato kishin qenë para meje ke ai ju thash do marr hak Ilirit. Xhulio leket i ka Lona me Dritën se i kerkova ndarje Ilirit, hoqi leket nga banga se nuk donte ti ndante ma bej hallall bir i mamit me ndyrsirat nuk rrohet. Mos e befshin piken e hajrit o zot… Biri i Mamit, amanet nga mami mos e le më grua tjetër në shtëpi, është djersa ime o bir", shkruan e ndjera në postimin e saj.

Poll

MOS HUMB