
FRANCË- Doganierët e Dax në Francë kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh të cilëve u është gjetur një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Më 20 janar, çifti shqiptar u kap me 340.760 euro. Sipas mediave të huaja, paratë dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës. Doganierët kanë ndaluar mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën “A63”, ku ata janë shprehur se po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës.

“Ata thanë se po vinin nga Gjermania dhe do të shkonin në Madrid për fundjavë,”- thanë zyrtarët e doganave.
Efektivët të shoqëruar nga Thaï, qeni i ekipit, zbuluan 340,760 euro, në prerje 10, 20, 50 dhe 100.
Paratë ishin fshehur në garazhin e makinë, të futura në një gropë dhe të mbuluara me një pllakë metalike, ndërsa vetë paratë ishin mbështjellë në xhepa pëlhure. Me dyshimet se paratë janë të ardhura nga droga, dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne./ZËRI