Aktualitet

DETAJE të reja nga ngjarja në Lushnjë, burri akuzonte 18-vjeçaren për tradhëti

Burime bëjnë me dije se shkajk është bërë xhelozia, pasi bashkëshorti e akuzonte se kishte lidhje me një tjetër.

f.t
DETAJE të reja nga ngjarja në Lushnjë, burri akuzonte
FOTO ILUSTRUESE

LUSHNJË- Detaje të reja nga ngjarja e rëndë ndodhi në Lushnjë, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Mësohet se e reja i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e prindërve, ku dhe jetonte pasi ishte martuar. Konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin dyshohet se janë bërë shkak që e reja të marrë këtë akt ekstrem duke i dhënë fund jetës. Çifti kishin vetëm një muaj të martuar.

Burime bëjnë me dije se shkak është bërë xhelozia, pasi bashkëshorti e akuzonte se kishte lidhje me një tjetër. Familjarët e vetë viktimës nuk i dinë arsyet që e çuan vajzën të ndërmerte këtë akt.

E vetmja gjë që dihej nga prindërit është se vajza ka qenë në presion të vazhdueshëm nga bashkëshorti 24-vjeçar, Entilo Drajçi. Policia e Lushnjës ka marrë në pyetje edhe familjarët dhe priten detaje të reja rreth ngjarjes. Ndërkohë ka nisur hetimi për bashkëshortin e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB