
TIRANË- Shtatë shtetas të tjerë shqiptar, mes tyre dhe një i mitur janë rikthyer në vend pas evakuuimit nga Izraeli. Lajmi është bërë me dije nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale MEPJ bën me dije se ata kanë mbërritur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
"Nën kujdesin e MEPJ, pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë", njofton Ministria.
Ndërkohë katër ditë më parë janë rikthyer në vend dhe 11 shqiptarë të tjerë, të cilët ishin në zonën e rrezikut të luftës Izrael-Hamas. Ata u nisën me një linjë greke dhe pas mbërritjes në Athinë, nisi shpërndarja e tyre në qytetet ku ata banonin në Shqipëri./Zëri.ai