Aktualitet

Lufra dhe Erzeni shitën në treg qumësht me aflatoksinë

Ndërsa, më 18 prill, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pranoi se shqiptarët kanë konsumuar edhe qumësht me aflatoksinë, një substancë e rrezikshme dhe kancerogjene e zbuluar në 26 mostra të qumështit të tregtuar për konsum.

I.F
Lufra dhe Erzeni shitën në treg qumësht me aflatoksinë
Foto ilustruese

TIRANË- Prej disa kohësh janë raportuar skandale të ndryshme përsa i përket sigurisë ushqimore në vend. Pothuajse një muaj më parë, u raportua se në vendin tonë u importuan 8 ton me mish pule me salmonelë, i cili përfundoi në treg, po ashtu edhe një sasi me luleshtrydhe me pesticide. Ndërsa, më 18 prill, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pranoi se shqiptarët kanë konsumuar edhe qumësht me aflatoksinë, një substancë e rrezikshme dhe kancerogjene e zbuluar në 26 mostra të qumështit të tregtuar për konsum. Sipas “JOQ Albania”, bëhet fjalë se produktet e kontaminuara i përkasin dy prej markave më të njohura në vend: Lufra dhe Erzeni.

Nga 26 mostrat e marra, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, ndërsa sipas specialistëve 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore. Produktet janë tërhequr nga tregu, ndërsa AKU po vijon kontrollet në terren për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të produkteve.

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksina sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut pasi është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

Toksina është kancerogjene dhe gjenotoksike, ndërsa rreziku është veçanërisht i lartë për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt. Autoritetet kanë nisur hetime për të identifikuar burimin e ndotjes dhe për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen./ZËRI

Poll

MOS HUMB